ARKATANA

Veseli pret Lajçakun, thotë se veç PDK’ja ka propozuar platformë për dialogun

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar sot me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Gjatë këtij takimi, Veseli dhe përfaqësuesi i BE-së, Lajçak, kanë folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast, kryetari Veseli ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës e mbështetë procesin e dialogut dhe është e vetmja që ka propozuar një platformë për këtë çështje. Sipas tij, PDK konsideron që marrëveshja finale me Serbinë është interes strategjik i Kosovës për anëtarësim në BE dhe në OKB.

Fundamenti

“Është inkurajues pozicioni i përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak, që në emër të Bashkimit Evropian ka një agjendë të qartë për ta përmbyllur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje finale. Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdoj që si opozitë të jap kontributin e saj, ku si bazë mbështetje ka vullnetin e qytetarëve dhe Kushtetutën.” ka thënë kryetari Veseli.

Veseli ka folur edhe për nevojën e një koordinimi më të drejtpërdrejt me SHBA-të.

Partia Demokratike e Kosovës mbështet vetëm një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare që është në përputhje me platformën tashmë të njohur të saj, e cila garanton njohjen e ndërsjellë, sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, karakterin unitar të shtetit dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.