FITORJA

Veseli preferon koalicion me LDK-në, jo me AAK-në

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli deklaroi të enjten se Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi e kanë vendin në PDK, ndërkaq duke folur për koalicionet tha se preferon një koalicion me LDK-në, e jo me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Ai këto komente i bëri në një intervistë në emisionin “Zona e Debatit” në Klan Kosova.

Veseli tha se beson që PDK do t’i kalojë sfidat dhe pohoi se angazhohet për logjikën e integrimeve dhe jo të përjashtimeve.

Nënkryetari i PDK-së tha se Krasniqi dhe Limaj janë dy personalitete serioze dhe kanë një të kaluar të përbashkët.

Se a e përkrah një takim Thaçi-Kransiqi-Limaj, Veseli tha se mbështet logjikën e integrimeve në emër të principeve, për të mirë të qytetarëve dhe është pro komunikimit.

Ai shprehu besimin se Krasniqi dhe Limaj do të jenë pjesë e PDK-së, e kanë përkrahjen e tij dhe janë të mirëpritur në PDK.

ARKATANA

Veseli ka folur edhe për zgjedhjet lokale në vend. Ai tha se nuk i pëlqen që PDK të cilësohet si humbëse në këto zgjedhje.

Ndërkaq, duke folur për koalicionet e mundshme, Veseli tha se preferon një koalicion me LDK-në.

Ai në emisionin “Zona e Debatit”, tha se një koalicion PDK-AAK nuk është në të mirë të Kosovës.

“Nuk jam entuziast se do t’i sjell të ardhmes së Kosovës kualitet të fuqishëm të zhvillimit, i cili i duhet në këtë fillimshekull ta ketë ky shtet i ri”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, një opsion më i mirë do të ishte një koalicion me LDK. /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.