UBT

Veseli për Aljazeera Internacional: Ushtria e Kosovës do ta forcojë paqen në rajon

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë për “Aljazeera Internacional” në gjuhën angleze, ka thënë se Ushtria e Kosovës do të jetë transparente, multietnike dhe profesionale dhe se oficerët tanë janë përgatitur në akademitë më të mira të botës si West Point, National Defense University apo Sandhurst.

Pyetjes nëse krijimi i Ushtrisë së Kosovës duhet parë si kërcënim për Serbinë, Veseli i është përgjigjur se jo vetëm që nuk duhet konsideruar si kërcënim, por si faktor stabiliteti e paqe për gjithë rajonin.

Më tej, Veseli shtoi se Ushtria e Kosovës vjen si pjesë e një procesi dhjetëvjeçar të krijimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në partneritet të ngushtë me SHBA-të dhe aleatët e tjerë të NATO-s duke ndjekur standardet më të larta të profesionalizmit.

Lidhur me deklaratat agresive të Beogradit, ai tha se Kosova është një vend sovran dhe i pavarur dhe formimi i ushtrisë është një e drejtë legjitime dhe veprim i natyrshëm. Prandaj, ai theksoi se Serbia nuk duhet dhe nuk mund të interferojë në politikën e brendshme të Kosovës dhe ka bërë thirrje ndaj Serbisë që mos kërcënoj qytetarët e komunitetit serb sidomos në veri.

Uji Dea

Sipas Veselit, Serbia ka shantazhuar ushtarët e komunitetit serb të Kosovës që të largohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës ndërkohë që vullneti i bashkëqytetarëve serb të Kosovës është që të integrohen në të gjitha strukturat tona të sigurisë.

Kur u pyet për tensionet e mundshme me Serbinë, Veseli tha që “ne jemi të angazhuar për dialogun dhe që së shpejti në Kuvendin e Kosovës do të kalohet një rezolutë që dëshmon vullnetin për të zgjidhur njëherë e mirë konfliktin me Serbinë”.

Me këtë rast, ai u shpreh optimist se dialogu do jetë i suksesshëm dhe se në një të ardhme të afërt do të arrihet një marrëveshje që do të sjell njohje të dyanshme mes Serbisë e Kosovës si dhe do të sjellë paqe e stabilitet në rajon.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.