Fundamenti

Veseli: PDK-ja do të vazhdojë që ta përmirësojë pozicionin e grave dhe vajzave në shoqëri

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – I falënderova gratë dhe vajzat aktiviste të PDK-së në Gjilan që i janë bashkuar luftës sime kundër korrupsionit. Në mandatin e ardhshëm, PDK-ja do të vazhdojë që ta përmirësojë pozicionin e grave dhe vajzave në shoqëri duke rritur pjesëmarrjen e tyre në vendim-marrje ka shkruar Kadri Veseli gjatë vizitës së tij në Gjilan.

“Ne do ta luftojmë pa kompromis nepotizmin në mënyrë që të hapin sa më shumë shanse të barabarta për rininë dhe gratë. Me paratë që do të kursejmë prej çrrënjosjes së korrupsionit ne do të financojmë më shumë politika të veçanta inkurajuese për të fuqizuar ekonomikisht gratë” ka thënë Veseli./rajonipress/

Hidromorava