Mobi Casa

Veseli: PDK gjithmonë fiton, sepse nuk frikësohet të marr përgjegjësi

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar para qindra përfaqësuesve të PDK-së në pritjen e fundvitit se partia që ai drejton fiton gjithmonë besimin e qytetarëve, pasi që nuk frikësohet nga përgjegjësitë dhe sfidat.

“Si parti e nisëm mbarë këtë vit me zgjedhjet në Rininë Demokratike të Kosovës. Po e përfundojmë në mënyrë shembullore me zgjedhjet e përgjithshme të partisë. Si Shtet, e nisëm me arritjen e marrëveshjes me Malin e Zi. Po e përfundojmë me Ushtrinë e Kosovës. Kjo është Partia Demokratike e Kosovës, kur e nisim një punë e qojmë deri në fund, me nder, dinjitet, me sukses dhe gjithmonë në shërbim të vendit”, ka thënë Veseli.

Kreu i PDK-së ka falënderuar mijëra të rinj, intelektualë e qytetarë të profileve të ndryshme që i janë bashkuar vizionit për jetësimin e Dekadës së Re, ndërsa ka paralajmëruar edhe shumë aderime e ardhje të profileve të reja në vitin 2019.

KKVITI

Ai tha se në procesin e brendshëm zgjedhor, PDK ka mbajtur deri tani më shumë se 1000 takime koordniuese në 1200 nëndegët e saj anekënd Kosovës.

“Ne jemi Partia Demokratike e Kosovës. Mund të kemi gabime, por kur është në pyetje shteti, kombi, atdheu, ne nuk gabojmë kurrë. Sepse për ne Kosova dhe shteti janë mbi çdo gjë tjetër. Ne nuk i ikim përgjegjësisë. As nuk kemi frikë te ndeshemi me sfidat. Ne kemi hyrë në luftë me Serbinë dhe e kemi mundur”, tha Veseli./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.