Hidromorava

Veseli pas takimit me krerët e shtetit: Arrestimi i shtetasve turq, gabim i dëmshëm për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit i cili ka qenë duke u mbajtur në njërin nga resaturantet e kryeqytetit.
Pas këtij takimi ka folur vetëm kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili ka thënë se ajo që ka ndodhur dje ka qenë një gabim i dëmshëm për qytetarët dhe Republikën e Kosovës.

“Ka pasur defekte brenda institucioneve tona dhe ka ndodhur gabimi dje. Nuk do të ndodhë më kurrë asnjëherë diçka e tillë, ka qenë gabim i dëmshëm për qytetarët dhe Republikën e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se janë duke i marrë të gjitha masat, dhe se do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje.

FIDANISHTJA

“Jemi duke i marrë të gjitha masat që t’i shkojmë deri në fund kësaj çështje. Kurrë më shumë nuk na duhet besimi i qytetarëve se sot”, u shpreh Veseli lidhur me arrestimin e gjashtë shtetasve turq.

I pyetur rreth asaj se përse presidenti i vendit Hashim Thaçi ka lëshuar takimin, Veseli nuk është përgjigjur, e as kryeministri Ramush Haradinaj.
Në takim kanë marr pjesë kryeministri, Ramush Haradinaj, kryekuvendari Kadri Veseli si dhe zëvendëskryeministrat, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.