RCCOLA

Veseli pas takimit me ambasadorin amerikan: Pak kanë rëndësi karriget dhe pushteti

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është zotuar se institucionet po punojnë në mënyrë që të ruhet partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto deklarata ai i bëri pas homazheve tek shtatorja e komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti.

Veseli tha se Mitrovica do të jetë e bashkuar dhe gjithashtu Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, transmeton Telegrafi.

“E rëndësishme është partneriteti me Amerikën dhe gjithë orientimi ynë politik është drejt kombit tonë, bashkë me SHBA-në. Nuk ka sovranitet dhe mbrojtje territorit të Kosovës, dhe politika të mençura pa Amerikën dhe partnerët tanë perëndimorë. Jemi duke punuar intensivisht në këtë drejtim. Mitrovica do të jetë një, nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive, dhe nuk do të ketë këmbim territoresh”, deklaroi Veseli.

I pyetur për mundësinë e prishjes së koalicionit, Veseli tha se pak kanë rëndësi karriget dhe pushteti.

RCCOLA

“Pak kanë rëndësi temat e brendshme dhe karriget prej times e rend. Me rëndësi është që shteti është i shenjtë. Dhe mençuria jonë duhet të jetë që ta mbajmë këtë partneritet me Amerikën”, deklaroi Kadri Veseli.

Veseli u pyet edhe për raportimet që ambasadori amerikan, Kosnett doli i nervozuar nga takimi duke e përplasur edhe derën.

I pari i Kuvendit tha se orientimi i Kosovës duhet të jetë që ta mbrojnë raportin e mirë me Amerikën.

“Ne jemi një. Të jenë të sigurt qytetarët se sovraniteti dhe shteti mbrohen përmes politikave të mençura”, përfundoi Kadri Veseli. /Telegrafi/