United Hospital

Veseli: Pa PDK-në nuk mund të kryhet asnjë punë e mirë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pasditen e sotme, kreu i PDK-së, Kadri Veseli vizitoi degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj. Për ta pritur të parin e PDK-së, u mblodh kryesia e PDK-së në Ferizaj e prirë nga kryetari i degës, Agim Aliu dhe deputetët ferizajas në Kuvendin e Kosovës, Elmi Reçica dhe Bajrush Xhemaili.

Sipas një komunikate të lëshuar nga dega e PDK-së në Ferizaj, temë bosht e diskutimeve në këtë takim ishte ruajtja e stabilitetit politik në vend, bashkëpunimi për më të mirën e qytetarëve si dhe angazhimi i pakursyer në dobi të qytetarëve.

Kryetari Veseli me këtë rast vuri theksin tek Ferizaj, qyteti që po njeh ritme të jashtëzakonshme zhvillimi e ndryshimi rrënjësor si rezultat i punës së kryetarit të degës, përkatësisht kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

ARKATANA

Ai shtoi gjithashtu se është pikërisht Ferizaj, komuna ku PDK provoi më së qarti, vizionin e saj shtetndërtues e përkushtimin për projekte zhvillimore në dobi të qytetarëve. Kryetari Veseli theksoi edhe rolin e pazëvendësueshëm të PDK-së në qeverisje dhe faktin se është inkurajues mobilizimi dhe përkrahja gjithnjë në rritje e qytetarëve për PDK-në.

Nikoqirët, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Agim Aliu, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe kryesia e degës, falënderuan kryetarin Veseli për mbështetjen e pakursyer dhënë projekteve të Ferizajt që bënë qytetin tonë të njoh mundësi të reja për bizneset, zhvillim progresiv ekonomik, transformim rrënjësor në infrastrukturën publike, nisma e projekte këto që bëjnë Ferizajn e qeverisjen e PDK-së në këtë qytet, referencë e model të qeverisjes për interesin qytetar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.