Uji Dea

Veseli optimist se rekomandimi për liberalizimin e vizave do të jetë pozitiv

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Komisioni Evropian pritet që më 18 korrik të dalë me rekomandim për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lidhur me këtë çështje, kryeparlamentari Kadri Veseli është shprehur optimist se rekomandimi do të jetë pozitiv.

Veseli, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se Kosova i ka plotësuar kriteret dhe me të drejtë priten lajme të mira.

“Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj presin rekomandim pozitiv, për vetë faktin e progresit që është shënuar, dhe kushtet teknike që ishin për Kosovën janë plotësuar. Kemi sinjale që rekomandimi do të jetë pozitiv, sinjale pozitive nga miqtë dhe partnerët, të cilët i kam takuar edhe gjatë këtij rrugëtimi për liberalizimin”, ka thënë ai.

ARKATANA

Veseli ka pohuar se pas rekomandimit, kur në radhë janë hapat tjerë nga institucionet brenda Bashkimit Evropian, do të vazhdojë edhe më tutje lobimi në shtetet evropiane, në mënyrë që qytetarët kosovarë më në fund të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen.

“Do të vazhdojmë edhe pas rekomandimit pozitiv, me kolegët e pozitës dhe opozitës, që të shkojmë bashkërisht në shtetet e BE-së, veç e veç, në të cilat ne mund të ndikojmë, që vendimmarrja e tyre të jetë pro Kosovës, që qytetarët tanë të kenë mundësinë për të lëvizur lirshëm. Liberalizimi i vizave është një mundësi për Kosovën, por edhe një mundësi për Bashkimin Evropian që të jetë më afër Kosovës”, është shprehur ai.

Veseli, po ashtu, ka shprehur besimin e tij që vendet e Bashkimit Evropian, pavarësisht vështirësive të brendshme që kanë lidhur me refugjatët, do të dalin mbi to për një vend siç është Kosova.

“Besojmë që në fund të vitit qytetarët tanë do të lëvizin lirshëm. Ne besojmë në Bashkimin Evropian. Ne jemi evropianë. Ne jemi perëndimorë”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.