Uji Dea

Veseli optimist: Javën e ardhshme ratifikohet demarkacioni

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se që nga nesër do të fillojë takimet me përfaqësuesit politikë, për të rikonfirmuar konsensusin rreth demarkacionit.

Ai ka thënë për RTK se nuk duhet të ketë më vonesa, por sa më shpejt duhet të ketë seancë ku do të miratohet demarkacioni.

“Që nga dita e hënë do të filloj takimet intensive me kolegët e partive të tjera në mënyrë që, gjatë javës së ardhshme ta kemi në seancë të Kuvendit, ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Jemi vonuar mjaft, nuk kemi nevojë të vonohemi akoma. Tani kemi arritur një konsensus”, ka thënë Veseli.

United Hospital

Ai ka thënë se pret që edhe Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë demarkacionin.

“Është interesi i qytetarëve të Kosovës, besoj tek pjekuria politike e subjekteve dhe së bashku do ta kalojmë edhe një situatë të keqkuptimit. Ajo që është më kryesore dhe që shkon si mesazh është ky: jemi vonuar mjaft, nuk është në interesin e qytetarëve të vonohemi më tej”, është shprehur Veseli gjatë një vizite në Prizren. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.