RCCOLA

Veseli: Opozitë më të dobët se kjo nuk ka

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka theksuar se opozita aktuale në legjislativin e vendit është shumë e dobët.

Ai këto komente i ka bërë pas kritikave që i ka marrë ai si drejtues i Kuvendit, për arsye se seancat nuk po fillojnë me kohë, duke i bërë mosefektive seancat.

Derisa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Albulena Haxhiu ka theksuar se ekzekutivi i vendit nuk i ka votat e mjaftueshme për të vazhduar me punën e saj, ka reaguar Veseli duke thënë se “opozitë më të dobët se kjo nuk ka”.

Mobi Casa

“Merreni mocionin e mosbesimit, e sheh aty. Merrni iniciativë. Unë kur e kam nis e kom kry, me 78 vota të shumicës. Niseni ju e keni lehtë me kry”, ka shtuar Veseli.

Më tutje deputetja Haxhiu i ka thënë Veselit se Kushtetuta e ka edhe votëbesimin, mirëpo Qeveria sipas saj, nuk ka guxim të përballet me të.

“Kushtetuta e ka edhe votëbesimin, nëse nuk e din po të tregoj, qeveria duhet të matet në Kuvendin e Kosovës me votëbesim dhe këtë nuk keni guxim ta bëni sepse nuk i keni numrat as një projektligj me votu”, është shprehur Haxhiu./Telegrafi/