RCCOLA

Veseli: Opozita po i thotë botës se shteti i Kosovës nuk funksionon

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryeparlamentari Kadri Veseli thotë se opozita me veprimet e veta, po dërgon mesazh në botë se shteti i Kosovës nuk funksionon.Këto mesazhe, thotë ai, as skeptikët më të mëdhenj për Kosovën nuk i kanë menduar.

Ai fton opozitën t’i kthehet Kuvendit. Thotë se është momenti i fundit që opozita ta bëjë këtë.

“Edhe pozita edhe opozita kanë oblihime. Ajo që është kryesore, ësht ëmomenfi i fundit që kolegët tanë opozitarë t’i rikthehen punës në Kuvendin e Kosovës dhe të ndalin abuzimin me vendin e vet. Vendi i tyre është Kuvendi”, ka thënë Veseli në emisionin “Monitor” të RTK-së.

UBT

Ai ka thënë se mesazhet që po dërgon opozita të qytearët dhe miqtë tonë, janë se “shteti i Kosovës nuk po funksionon”.

“Cili është mesazhi që opozita po dërgon te qytetarët: hajde ta shkelim të gjithë ligjin se ky shtet nuk po funksionon? Cili është mesahzi për miqtë tonë? Ky shtet nuk po funksionon”, tha Veseli.