ARKATANA

Veseli: Opozita po e sfidon shtetin, ejani të dialogojmë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se veprimet e organeve të rendit dhe drejtësisë, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, janë në funksion të fuqizimit dhe funksionimit të shtetit ligjor. “Tani më shumë se kurrë duhet t’i rikthehemi dialogut politik institucional”, ka thënë Veseli.

Kryeparlamentari Veseli, në reagimin e tij pas ngjarjeve të djeshme, ka thënë se “në Republikën e Kosovës politika dhe drejtësia janë të ndara nga njëra tjetra dhe në këtë kontekst arrestimet e deputetëve nuk mund dhe nuk duhet të shihen as si formë e ndikimit politik e as si zgjidhje politike. Problemet politike duhet të zgjidhen vetëm me mjete politike”.

“Veprimet e organeve të rendit dhe drejtësisë, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, janë në funksion të fuqizimit dhe funksionimit të shtetit ligjor, i cili është interes madhor i vendit tonë”, ka thënë Veseli, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

“Ne nuk duhet të lejojmë, që për asnjë moment, të vëmë në pikëpyetje funksionalitetin e shtetit ligjor, nga kushdo qoftë! Opozita me veprimet e saj të pamatura, është vetëfutur në kurthin e sfidimit të shtetit. Tash e dy muaj kam tërhequr vëmendjen për këtë rrezik”.

“Në rrethanat e krijuara nuk është e rëndësishme se kush triumfon, pozita apo opozita; ai që duhet të triumfoj është shteti ligjor, Republika e Kosovës”.

“Tani më shumë se kurrë duhet t’i rikthehemi dialogut politik institucional. Ka shumë rrugë dhe hapësirë për ta bërë këtë. I ftoj të gjithë, në rradhë të parë opozitën, që sëbashku të ecim në këtë drejtim. Qytetarët e Republikës së Kosovës e presin këtë përgjegjësi nga ne”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.