Fundamenti

Veseli: Obiliqi iu bashkua fitores së PDK-së, ne do ia kthejmë shpresën rinisë sonë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka mbajtur një tubim elektoral edhe me qytetarët e Obiliqit.

Ai ka thënë se qytetarët e kësaj komune janë një hap para drejt fitores së 6 tetorit, kësaj dite historike për Obiliqin dhe Kosovën.

Veseli ka thënë se Kosova duhet ta bëjë një zgjedhje: një luftë pa kompromis kundër korrupsionit.
Dhe, sipas tij, PDK-ja do ta bëjë këtë, sepse vetëm PDK-ja do vërtet që ta bëjë.

“Edhe Obiliqi po i bashkohet fitores së Partisë Demokratike të Kosovës. Qytetarët e kësaj komune janë një hap para drejt fitores së 6 tetorit, kësaj dite historike për Obiliqin dhe Kosovën.
Ne mund t’ia kthejmë shpresën rinisë sonë, ashtu siç me aleatët ia sollëm shpresën popullit tonë, 20 vjet më parë.
Por, ne fillimisht duhet ta ndihmojmë veten, që të mund të na ndihmojnë edhe aleatët tanë.
Para së gjithash, Kosova duhet ta bëjë një zgjedhje: një luftë pa kompromis kundër korrupsionit. Dhe, jemi vetëm ne që do ta bëjmë këtë. Jemi vetëm ne që duam ta bëjmë.
Si kryeministër i ardhshëm do t’i ndryshoj prioritetet e Qeverisë për t’iu ofruar më shumë mundësi të rinjve tanë, që të ndërtojnë një të ardhme më të mirë në vendin tonë.
Votojeni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112. #PDK112”, ka shkruar Veseli.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.