Eko Higjiena

Veseli: Nuk ka njeri që do të guxonte të bënte pazare me territorin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Partia që e udhëheqi për disa vjet ka dal kundër Presidentit Thaçi. Përveç partive opozitare, kundër idesë për shkëmbim të territoreve ka dal edhe Partia Demokratike e Kosovës. Vet Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se nuk ka ndarje të Kosovës dhe se territori i Kosovës është i pacenueshëm, shkruan Express. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se qëndrimi i PDK-sëështë i qartë, nuk ka ndarje të Kosovës dhe se territori i saj është i pacenueshëm. Në një konferencë për shtyp ai tha se nuk do të ketë as asociacion me kompetenca ekzekutive.

Veseli tha se thirrja e seancës për të folur për ndarje është në dëm të Kosovës, dhe ka theksuar se thirrja e kësaj teme do ta dëmtojë Kosovën në procesin dialogues.

“Shteti i Kosovës, integriteti i Kosovës janë të shenjta. Në të njëjtën kohë nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive. Po ashtu seancat e jashtëzakonshme ku flitet për ndarje e dobësojnë Kosovës, dhe ndjellin panik”, ka thënë ai.

United Hospital

Gjersa ka thënë se ai vet do të luftojë që shqiptarët e Preshevës të trajtohen ashtu sikurse serbët në veri.

“Shqiptarë që jetojnë në Preshevë, janë qytetarët aktualisht më të diskriminuar në Evropë. Jam për kushtetutën dhe për sovranitetin territorial të Kosovës. Kam me luftu për shqiptarët tanë. Kam me luftu që edhe ata të trajtohen sikurse trajtohen serbët në Kosovë”, tha Veseli.

Në fund Veseli, tha se nuk ka asnjë njeri aq të fortë e të guximshëm që do të guxonte të bënte pazare me territorin e Kosovës./GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.