GRANDEMALL

Veseli: Nuk do të lejoj revolucion

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se bllokimi i Kuvendit po bëhet pa fajin e Kuvendit dhe se shkaku i kësaj bllokade nuk po kanë mundësi që t’i shprehin qëndrimet e tyre.

“Kuvendi pa të drejtë është duke u abuzuar. Si kryetar jam i obliguar ta respektoj Kushtetutën por së pari jam i obliguar të jem njeri, pasi nuk dua të jem shkaktar i konflikteve sepse kjo është luftë e pastër politike. Si kryetar do të luftoj që Kuvendi të mos përdoret për një revolucion të madh e as të vogël”, tha Veseli sot në mbledhjen e Kryesisë, transmeton kp.

Mbledhja e Kryesisë, e cila është mbajtur një ditë para mbajtjes së seancës së paralajmëruar, është mbajtur pa praninë e shefave të grupeve parlamentare të AAK-së, VV-së dhe Nismës.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se Kuvendi është ai që duhet ta bëjë zhbllokimin. Në deklaratën e tij, Beqiri ka përmendur Rregulloren e Kuvendit duke thënë se në të përcaktohet se si vjen deri te zhbllokimi.

“Asnjë arsye nuk mund të gjendet që të rrezikohet asnjë deputet. Edhe ne jemi ithtarë që të gjejmë veprime të arsyeshme që të mos eskalojë situata por disa nuk po zgjedhin mjete që të vijnë në pushtet. Ne kërkojmë që seanca e nesërme të mbahet. Përpjekja që të bllokohet puna e Kuvendit është e papranueshme”, ka thënë Beqiri.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka folur për ngjarjet që kanë ndodhur të hënën mbrëma në kryeqytet pas arrestimit të deputetit Albin Kurti.

“Skenat që kemi parë janë trishtuese për fëmijët tanë që i kanë parë në televizion. Ne kemi bërë përpjekje maksimale për të vazhduar puna në Kuvend për të mos eskaluar dhuna. Skenat e fundit në qytet kanë dëshmuar që tentativat kanë qenë që të shfrytëzohet Kuvendi dhe të dilet në rrugë në emër të patriotizmit”, ka thënë Grabovci.

Mblidhet Kryesia e Kuvendit – pritet vendimi për seancën e së enjtes

GRANDEMALL

Derisa tensionet kanë arritur në pikën më kritike, Kryesia e Kuvendit të Kosovës qysh javën e kaluar ka thirrur seancën për këtë të enjte.

Por për modalitetet e mbajtjes së saj, Kryesia është mbledhur sot, e mërkurë, në orën 11:00.

“Koha Ditore” sot ka shkruar se edhe pse kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli disa herë ka ripërsëritur se nuk do të autorizojë futjen e sigurimit në sallë, gazeta merr vesh së në mbledhjen e sotme të Kryesisë do të diskutohet se si të veprohet në kuadër të autorizimeve që i ka kryetari i Kuvendit.

“Varësisht prej qëndrimeve të anëtarëve të tjerë të Kryesisë dhe shefave të grupeve parlamentare do të merret një vendim në lidhje me seancën e së enjtes”, ka thënë një burim i gazetës brenda Kuvendit.

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që janë partnerë i PDK-së në koalicion, disa herë i kanë kërkuar kryetarit Veseli që të veprojë sipas Rregullores së Kuvendit. Kjo rregullore, mes tjerash, parasheh edhe futjen e sigurimit në sallë për të siguruar mbarëvajtje të punës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

http://koha.net/?id=27&l=79407

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.