GRANDEMALL

Veseli: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, e vetmja alternativë për të ardhmen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në Konferencën e Pestë të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, se nuk ka forcë që mund ta ndalë të ardhmen e shtetit të Kosovës në zhvillim dhe integrim të plotë në OKB, BE dhe gjitha organizatat tjera ndërkombëtare.

Kryeparlamentari Veseli tha para diplomatëve se tashmë Kosova ka hyrë në një fazë e cila kërkon përgjigje të drejta dhe të vendosura se në çfarë është duke ecur.

Kreu i Kuvendit tha se dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet, ngase Kosova nuk mund të vazhdojë edhe më tutje të harxhojë të gjitha energjitë e saj duke u marrë me problemet e trashëguara nga e kaluara e hidhur.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit tonë janë parime të panegociueshme. Njohja reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja alternativë e mundshme për të ardhmen. Dhe bashkë me këtë edhe anëtarësimi i Kosovës me të drejta të plota në OKB, për të vazhduar me anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Çdo opsion tjetër është lajm i rremë, qoftë i atyre që ende kanë iluzione kundër shtetit të Kosovës, qoftë i atyre që nuk besojnë në shtetin e Kosovës. Nuk ka forcë që mund ta kthej pas realitetin e ri të Kosovës”, tha Veseli.

FIDANISHTJA

Duke folur për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi, ai theksoi nevojën e konsensusit të brendshëm politik.

Ai shtoi se për fat të keq është duke vazhduar fryma e polarizimit partiak për çështje të cilat do duhej të na bashkonin.

“Është e qartë se kjo reflektohet edhe në punën tuaj si përfaqësues të Kosovës në shtetet përkatëse ku jeni të akredituar. Por një fakt i tillë assesi nuk duhet lexuar si hezitim për të vazhduar me detyrën dhe misionet tuaja specifike në shërbim të vendit. Ju duhet të vazhdoni edhe më me këmbëngulje të përfaqësoni denjësisht vendin tonë në botë”, tha kryeparlamentari Veseli, duke shtuar se kjo është një përgjegjësi jo vetëm shtetërore, por edhe patriotike njëkohësisht./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.