Fundamenti

Veseli nga Tirana i thotë Serbisë se s’ke alternativë tjetër pos njohjes së Kosovës

/ 2 minuta lexim
HW

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, kryeparlamentari Kadri Veseli është shprehur se Serbia pa alternativë do ta njohë Kosovën e pavaruar. Thotë që njohja do të vijë natyrshëm, ndërsa Kosovës do t’i hapet perspetivë për anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, zyrtarët më të lartë të shtetit të Serbisë vazhdimisht pohojnë se nuk do ta njohin Kosovën.

“Serbia pa alternativë do ta njohë Kosovën, nuk e kam në kuptimin negativ dhe as imponues. Është proces natyral dhe logjik, është edhe në vetë të mirën e shtetit serb, në proceset integruese, përmirësimin e jetës ekonomike që mos ta ketë Kosovën si barrë se nuk mund ta mbajë. Kosova është rritur aq shumë sa është shumë lart Serbisë”, u shpreh Veseli për Ora News.

Sidoqoftë, Veseli ka folur edhe rreth liberalizimit të vizave duke shpresuar në vendimarrje poziteve nga ana e BE-së.

ARKATANA

“Kosova i plotëson të gjitha kushtet që janë teknike. Besojmë shumë se do të kemi vendimmarrje pozitive e cila është vendimmarrje e drejtë. Kemi parasysh dhe rreth 30- 40 kushte kemi plotësuar më shumë se secili vend i rajonit, ndërkohë që Kosova ballafaqohet ende me izolimin”, ka thënë Veseli.

Ai është shprehur optimist edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Kemi një moment ku jemi pothuajse në fazën finale ku Kosova do të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, tha Veseli. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.