ARKATANA

Veseli nga Frutex: Me mua kryeministër, bujqësia dhe industria ushqimore do mbështeten edhe më shumë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar edhe kompaninë Frutex në Suharekë.

Fundamenti

Ai ka thënë se njerëzit e vyeshëm që punojnë tokën, krah mbështetjeje kanë gjetur vetëm me PDK-në në qeverisje, por, me të kryeministër, kjo mbështetje do të jetë edhe më e madhe dhe jo vetëm duke stimuluar rritjen e prodhimtarisë, por duke investuar edhe më shumë në industrinë ushqimore. “Prej frutave të ëmbla të Kosovës bëhen edhe lëngjet e shijshme të “Frutex”-it, të cilat sot i shijova të sapodala nga prodhimi. Kjo kompani moderne, që prodhon pije me cilësi të lartë, me vlera ushqyese dhe me çmime konkurruese, ka rritur prodhimin edhe falë rritjes së prodhimtarisë bujqësore, ku ne do të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë. Bujku, pemëtari, vreshtari, njerëzit e vyeshëm që punojnë tokën, krah mbështetjeje kanë gjetur vetëm me PDK-në në qeverisje. Por, me mua kryeministër, kjo mbështetje do të jetë edhe më e madhe dhe jo vetëm duke stimuluar rritjen e prodhimtarisë, por duke investuar edhe më shumë në industrinë ushqimore. Edhe marrëdhëniet ndërmjet shitësve dhe blerësve do t’i rregullojmë me Ligjin për Tregti të Brendshme dhe do të punojmë shumë që produktet vendore të kenë promovim më të madh në treg dhe trajtim shumë më dinjitoz”, ka shkruar Veseli.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.