UBT

Veseli: Nëse muri nuk largohet, atëherë do ta rrënojmë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar në seancën plenare ku po diskutohet për murin ilegal në Mitrovicë se duhet të veprohet menjëherë dhe ai muri të largohet e jo të ridizajnohet apo çfarëdo lloj mënyre tjetër e veprimit.

“Të jetë një mur në shekullin e 21 në mes të Evropës, jo që është e papranueshme por është një turp. Nëse muri nuk do të largohet shumë shpejt në mirëbesim, atëherë ne do të veprojmë si institucione dhe do ta rrënojmë, të gjitha konsekuencat do ti bartin pastaj ata që e kanë bërë”, tha Veseli.

I pari i legjislativit tha se Bashkimi Evropian si ndërmjetës të dialogut duhet të shoh se çfarë pengesa e bllokada po bënë Serbia.

FITORJA

Përveç largimit të murit ilegal në veri të Mitrovicës, kryeparlamentari Veseli ka qenë kritik për mungesën totale të investimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës në veri, që nga viti 2013 e deri më sot.

Ai ka rikujtuar se nga viti 2008 e deri më 2013 kur PDK ishte në krye të qeverisjes së vendit dhe të Mitrovicës ka investuar mbi 8 milionë euro projekte të ndryshme kapitale./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.