FIDANISHTJA

Veseli: Nëse frikacakët ikin nga përgjegjësia, vendi shkon shpejt në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, deklaroi sonte se nëse frikacakët, siç i ka quajtur ai VV-në, dështojnë të marin përgjegjësi, vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të reja.

Veseli tha se qytetarët nuk meritojnë të maltretohen tash e sa muaj për interesa personale të ngushta.

“Me këto veprime të ulëta këta frikacakë po e dëmtojnë Kosovën e po e forcojnë Serbinë. E ne nuk do t’i lejojmë ta shkatërrojnë vendin për interesat e tyre”, tha ndër të tjera Veseli.

“Nuk është fushatë elektorale, ende nuk është fushatë elektorale, por po ju jap fjalën ikin si struc. Kështu si po ikin me marrë përgjegjësinë shumë shpejt do të ketë fushatë elektorale edhe shumë shpejt do të jetë Partia Demokratike e Kosovës, që do të udhëheq vendin”.

FIDANISHTJA

“Një gjë duhet ta ketë të qartë secili, duhet me marrë përgjegjësinë, duhet me pas guxim, duhet me pas vizion, duhet me pas ndershmëri, duhet me pas moral me i shërby vendit edhe shtetit tënd. Kjo çka po ndodhë në këto ditë, e në këta muaj, është një reflektim jo pozitiv, i asaj çfarë po manifestohet tani. Aktualisht më tepër shqetësuese ajo çfarë po përçohet si mesazh dhe si mentalitet, ajo çfarë po përçohet se çka mund të ndodhë në vendin dhe shtetin tonë ta pavarur dhe sovran”, tha Veseli.

“Edhe njëherë po e përsëris, duhet të merren përgjegjësitë, rezultati zgjedhor ka qenë ai i cili ka qenë, populli ka folur, ne askush nuk ka të drejtë të maltretojë qytetarët e vendit të vet, por e ka për obligim të marrë përgjegjësitë të cilat i ka, në mënyrën që ky vend të ec përpara. Cikli demokratik pozitë-opozitë ka qenë gjithmonë, por ajo çfarë nuk duhet asnjëherë të dëmtohet është shteti, zhvillimi ekonomik, sovraniteti i Republikës së Kosovës. Me këtë mentalitet, po e rrënojnë këta njerëz shtetin tonë, po e forcojnë Serbinë”, tha ai.

Këto komente Veseli i bëri në shënimin 20-vjetorit të themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.