Uji Dea

Veseli: Në zgjedhje të parakohshme, vetëm përmes marrëveshjes politike

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

“Qoftë deklarata ime e parë, qoftë edhe deklaratat pasuese, deri tek kjo deklaratë që do e jap, PDK si partia më e madhe në vend është e gatshme në çdo moment të shkojë në zgjedhje. Por, ajo që është kryesore, ne asnjëherë nuk do të pranojmë të shkojmë në zgjedhje përmes krizave dhe konfliktit politik. Por dëshiroj të potencoj si kryetar i partisë më të madhe në vend, asnjëherë nuk do të shkojmë në zgjedhje për çështje të egos, çështje të ndërrimit të karrigeve ose luftës për pushtet. Do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme vetëm përmes marrëveshjes politike, për të cilën duhet të kemi konsensus me parterët e koalicionit dhe opozitën”, ka deklaruar Veseli.

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, duke folur për krizën aktuale politike, thotë se vendi do të shkojë në zgjedhje vetëm përmes një marrëveshjeje politike.

“Qoftë deklarata ime e parë, qoftë edhe deklaratat pasuese, deri tek kjo deklaratë që do e jap, PDK si partia më e madhe në vend është e gatshme në çdo moment të shkojë në zgjedhje. Por, ajo që është kryesore, ne asnjëherë nuk do të pranojmë të shkojmë në zgjedhje përmes krizave dhe konfliktit politik. Por dëshiroj të potencoj si kryetar i partisë më të madhe në vend, asnjëherë nuk do të shkojmë në zgjedhje për çështje të egos, çështje të ndërrimit të karrigeve ose luftës për pushtet. Do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme vetëm përmes marrëveshjes politike, për të cilën duhet të kemi konsensus me parterët e koalicionit dhe opozitën”, ka deklaruar Veseli.

Veseli ka thënë për RTK se Kuvendit po i kthehet normaliteti, dhe se janë kamerat ato të cilat shpeshherë kanë shtyre deputetë të caktuar të ndryshojnë dhe të sillen ndryshe.

FITORJA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka porositur ata që e fotografuan shtëpinë e Ramiz Lladrovcit, që të fotografojnë edhe shtëpitë e tyre që kanë nga tri sosh, duke aluduar te liderët e partisë NISMA.

Veseli, ka deklaruar gjithashtu se nuk ndihet krenar me zhvillimet që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq ka dënuar ashpër gjuhën që parti të caktuara politike kanë përduror për kundërshtarët e tyre politik.

Veseli në intervistë ka folur edhe për Buxhetin, për përformancën e ministrave të PDK-së në Qeverinë Mustafa, për raportet me Shqipërinë, për zgjedhjet në Dreanas, për zhvillimin ekonomik për Gjykatën Speciale dhe shumë çështje të tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.