RCCOLA

Veseli në vend të Thaçit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është rivali kryesor i kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi. Marrëveshja e koalicionit LDK-PDK, e cila i hapi rrugë Thaçit që të marrë postin e presidentit pas një viti, i ka shtuar ambiciet e Veselit.

Ky plan i ish-shefit të SHIKU-ut është konfirmuar edhe nga vetë njerëzit e tij të afërt, madje kjo mundësi nuk është mohuar as nga disa zyrtarë të PDK-së, shkruan ‘Zëri’.

Hidromorava

“Në momentin që Thaçi do të bëhej president, posti i kryetarit të partisë do t’i takojë dikujt tjetër. E ai dikush tjetër, është Kadri Veseli, pretenduesi kryesor, që është edhe zëvendësi i parë i partisë dhe kryetar Kuvendi”, ka thënë ish-deputeti i PDK-së, Berat Buzhala. /Zëri/