Eko Higjiena

Veseli: Në qoftë se qetësohet opozita, sot jap dorëheqje

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kryeparlamentari Kadri Veseli është shprehur i gatshëm të japë dorëheqje, në qoftë se kjo do ta qetësonte opozitën.
“Nëse zgjidhet çështja e Asociacionit dhe Demarkacionit, unë jam i gatshëm të jap dorëheqje menjëherë. Këtë e bëj vetëm për qetësim të situatës dhe për hir të shtetit dhe idealeve që kemi pasur për të”, tha ai.

Veseli tha se askush nuk i ndalon deputetët të futen brenda Kuvendit të Kosovës dhe se problem ka qenë tek pakot e peticionit.

“Nuk janë ndaluar deputetët të futen në Kuvend, por pakot në të cilat kanë ardhur aty është dashur të futen në skaner dhe ata kanë refuzuar. Këtu ka qenë pika ku janë përplasur”, tha Veseli, transmeton Koha.net.

Në pyetjen se pse u pengua dërgimi i peticionit të 200 mijë qytetarëve, Veseli tha se ne tashmë i kuptojmë lojërat politike.

“Peticioni dorëzohet në Zyrën për parashtresa të Kuvendit, në zyrë atë ditë nuk ka pasur askush. Unë nuk kam pasur asnjë njoftim për arritjen e peticionit. Peticioni nuk u fut në skaner”, tha ai.

Veseli thotë se nuk i është drejtuar deputetes Haxhiu me “ma hangsh…”

Kryeparlamentari Kadri Veseli në “Rubikon foli për incidentin që i ka ndodhur në senacën e 23 tetorit, kur ai ka ka lëshuar një frazë të ndalur përgjysmë, deri në “Ma hongsh…”, duke thënë se nuk e ka drejtuar specifikisht, për askënd, ka insistuar Veseli, transmeton koha.net.
“Po më vie rëndë vetëm që po flas për këtë punë. Jap fjalën e nderit që nuk ka qenë as për askënd”, tha Veseli.

“Ka qenë një moment emotive dhe duhet të kemi parasysh që jemi njerëz dhe se neve na shikojnë edhe prindërit e edhe fëmijët. Prandaj ne duhet të kemi kujdes me sjelljen”, shtoi Veseli.

Ai tha se i kërkon falje familjes së tij dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Veseli: Nuk e kam kërcënuar Fisnik Ismailin

Kreyparlamentarui Kadri Veseli ka hedhur poshtë akuzën e kreut të Vetëvendosjës Visar Ymeri se e ka kërcënuar deputetin e kësaj partie Fisniak Ismaili.
“Ne kemi folur për borxhet dhe unë i kam thënë Fisnikut se unë i kam borxh vetëm Zotit dhe atdheut.
“Nuk i kam thënë borxhin ta paguaj jashtë”, ishte kategorik Veseli në përgjigje në “Rubikon” të KTV.

Veseli: Frikësohem se PDK ka më shumë deputetë, që nuk do ta votojnë demarkacionin, sesa AAK -ja

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, në emisionin “Rubikon” ka folur për seancën maratonake të Kuvendit, më 23 tetor, për Marrëveshjen e Demarkacionit dhe çështje të tjera.
Ai ka thënë se nëse një metër katror i është marrë Kosovës , nuk do ta voton Demarkacionin.

Eco Higjiena

Veseli për Demarkacionin me Malin e Zi, tha se nuk ka asnjë validitet derisa të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

“Unë frikësohem se PDK-ja ka më shumë deputetë që do të votojnë kundër Demarkacionit me Malin e Zi sesa të AAK-së”, tha Veseli.

Veseli ka thënë se me veprimet e veta opozita po e ekskomunikon veten.

Ajo po do bllokadë, nuk po do debat në Kuvend, tha Veseli.

Veseli tha se atë ditë në Kuvendin e Kosovës, të gjitha hapësirat e administratës kanë qenë të pushtuara me gaz lotsjellës.

Ai, aktivizuesit e gazi lotsjellës i quajti Boshko Buha (sqarim: një personazh partizan në Luftën e Dytë Botërore, në ish-Jogusllavi, saktësisht në Bosnje dhe Hercegovinë).

Kadri Veseli ka thënë se policinë, me sjelljen e saj e ftoi opozita. Nuk e kam ftuar unë.

Kryetari i Kuvendit ka thënë se Opozita nuk të drejtë të akuzojë për situatën në veri.
Ai ka shtuar se opozita nuk po do dialog dhe po bllokon.

“Kemi bërë mirë që e mbajtëm seancën pasi me të dërguam mesazh se Kosova është shtet që funksionin”, tha Kadri Veseli në Rubikon.

Ai e quajti normale mbajtjen e seancës në sallën e bufesë, pa praninë e deputetëve të opozitës.

“Në ora 16:00 është caktuar për arsye se qeveritarët kanë kërkuar ngaqë ata kanë pasur agjendë të ngarkuar”, tha Veseli, transmeton Koha.net.

Për ngjarjet që kanë ndodhur në atë seancë, Veseli ka thënë se nuk kishte dëshiruar t’i shoh kurrë në jetën e tij.