GRANDEMALL

Veseli në përurimin e fabrikës “Iso Term”: Zhbllokimi i 10 miliardë eurove do t’i japë hov të fuqishëm sektorit të ndërtimit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në përurimin e fabrikës së re të stiroporit “Iso Term”, e cila ka thënë se është lajm i mirë për gjithë Kosovën.

Veseli ka thënë se me zbatimin e Planit Kundër Korrupsionit do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqenien e qytetarëve. Ai ka thënë se në kuadër të këtij plani ka parashikuar edhe legalizimin e përshpejtuar të mbi 350 mijë ndërtimeve e banesave pa leje, që nuk prekin pronat apo interesin publik.

Ky është statusi i plotë i Veselit:

Uji Dea

Dje e përuruam fabrikën e re moderne të stiroporit “Iso Term” në Suharekë, e cila do të ndikojë në rritjen e cilësisë së banesave për qytetarëve tanë. Ndërtimi i fabrikave të reja si kjo është lajm shumë i mirë për gjithë Kosovën, sepse investimi në sektorin e prodhimit krijon punësim dhe rritje të qëndrueshme të ekonomisë.

Unë besoj se zbatimi i Planit Kundër Korrupsionit do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe në mirëqenien e qytetarëve. Në kuadër të këtij plani, kam parashikuar edhe legalizimin e përshpejtuar të mbi 350 mijë ndërtimeve e banesave pa leje, që nuk prekin pronat apo interesin publik. Për ta përshpejtuar këtë proces do të ndërtoj një agjenci të specializuar, e cila do t’i ofrojë të gjitha shërbimet në një vend për ta përmbyllur këtë proces brenda 2 vjetësh, me vetëm 1 euro për metër katror.

Kjo nismë do të zhbllokojë rreth 10 miliardë euro kapital, duke i futur ato në qarkullim të ekonomisë sonë dhe do t’i japë fund informalitetit me patundshmëri. Këto dy efekte do t’i japin një hov të fuqishëm sektorit të ndërtimit, i cili tashmë zë 15% të Bruto Produktit Vendor dhe ofron rreth 20% të punësimit në Kosovë. Shumë kompani që merren me ndërtime do të përfitojnë, përfshirë këtu edhe kompaninë “Iso Term”, e cila dje nisi një sukses të ri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.