Veseli: Ne jemi bashkërisht për të përçuar vetëm një mesazh, ta zhvillojmë demokracinë në Kosovë

Kryeparlamentari Kadri Veseli pas mbledhjes që e mbajti me kryesinë e PDK-së dhe me kryetarët e kësaj partie, ai tha se në mbledhje kishin biseduar për zgjedhjet në Drenas dhe mobilizimin për to.
Menjëherë pas mbledhjes së mbajtur me kryetarët e nëndegëve të PDK-së, Kadri Veseli doli nga salla bashkë me Naim Bazaj i cili ishte larguar nga PDK dhe kishte tërhequr kandidaturën për kryetar të Drenasit.
“Ne jemi bashkërisht për të përçuar vetëm një mesazh, ta zhvillojmë demokracinë në Kosovë. Dje në te njetjen kohë PDK ka shumë obligime ndaj qytetarëve në Drenas. Ky është përkushtimi i joni i përbashkët. Naim Bazaj ka qenë, është dhe do të jetë shtylle e fuqishme e PDK-së në Drenas, për të punuar bashkërisht që të përmisohet jeta e e atyre qytetarëve. Kemi shumë projekte”, tha Veseli.
Ai tha se do të vazhdojnë edhe projekte për pranimin e të rinjve ne Drenas, përmes parkut të bizneseve.
Sipas Veselit ka shumë investitorë te interesua për të investuar në Drenas. /ZERI/