United Hospital

Veseli në Ditën e Demokracisë i fton partitë të përmbahen nga gjuha e urrejtjes

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kuvendi i Kosovës po shënon Ditën e Demokracisë me moton “Pjesëmarrja”, raporton Ekonomia Online.I pari i kuvendit, njëherit kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli i ftoi partitë politike që të jenë të kujdesshëm në gjuhën që po përdorin para fillimit të fushatës zgjedhore.

UBT

“Në fushata zgjedhore është me rëndësi që të shmangim çdo gjuhë të urrejtjes andaj ju bëj thirrje subjekteve që të zhvillojnë një fushatë më dinjitoze”.Sipas tij, falë ndihmës dhe partneritetit me ShBA-në dhe BE-në, Kosova ka bërë shumë hapa përpara në ndërtimin e institucioneve demokratike.“Kosova falë ndihmës dhe partneritetit me ShBA-në dhe BE-në ka bërë shumë hapa përpara në ndërtimin e institucioneve demokratike në vend”.“Ende shumë ngelet për të bërë dhe një nga kërcënimet më të mëdha që rrezikon demokracinë tonë është korrupsioni dhe nepotizmi. Kjo luftë fitohet kur ne bëhemi bashkërisht dhe angazhohemi më seriozisht”, u shpreh Veseli.Veseli tha se një nga institucionet më transparente të vendit, është Kuvendi i Kosovës.“Kuvendi i Kosovës është institucioni më transparent në Kosovë unë jam shumë krenar për këtë dhe shumë falënderues. Kjo është një ditë e shenjtë për ne dhe kjo datë inkurajon për të promovuar konsolidimin e demokracisë dhe populli ynë ka bërë një rrugë të mundimshme para të arritur në ditën e lirisë dhe demokracisë”.“Demokracia që e gëzojmë ne nuk duhet të merret si e mirëqenë ne duhet ta bëjmë çdo ditë këtë vend më demokratik”, tha Veseli.Kuvendi i Kosovës nën moton “Pjesëmarrja“, për të 11-in vit me radhë shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.Për nder të kësaj dite, Kuvendi organizon aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.Agjenda:
09:30 – Dyert e hapura të Kuvendit
10:00 – Kryetari në detyrë i Kuvendit, Kadri Veseli, mban fjalim mirëseardhës (Holli i Kuvendit)
10:10 – Prezantimi i ueb-faqes së re të Kuvendit (Holli i Kuvendit)
10:30 – Kabina e Transparencës, video-porosi (Oborri i Kuvendit)
10:40 – Ekspozitë e foto-sesionit me temën “Pjesëmarrja” (Oborri i Kuvendit)
10:50 – Hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile (Oborri i Kuvendit)
11:30 – Kuizi i Demokracisë (Holli i Kuvendit)
13:30 – Debat publik “Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend” (Salla 405)
13:40 – Prezantimi i Strategjisë për Informim dhe Komunikim (Kuvendi i Kosovës)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.