Mobi Casa

Veseli në 21 vjetorin e PDK-së: Iu kemi prirë të gjitha proceseve të rëndësishme të Kosovës

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës sot në 21 vjetorin e themelimit të partisë që udhëheq ka uruar të gjithë anëtarët e partisë dhe ka shprehur urime të veçanta për themeluesit e partisë.

Veseli gjithashtu ka nderuar qytetarët e Kosovës që i kanë besuar PDK-së si garanci të konsolidimit të pavarësisë, zhvillimit të ekonomisë dhe demokracisë, shkruan lajmi.net.

Ai ka shkruar se PDK i ka prirë proceseve të rëndësishme dhe ka luajtur rol protagonist në rindërtimin e pasluftës, shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimin e institucioneve të para shtetërore.

“Në pamundësi për të festuar bashkë për shkak të pandemisë, ju uroj të gjithëve në distancë : Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike të Kosovës!”, shkruan Veseli.

“Në pamundësi për të festuar bashkë për shkak të pandemisë, ju uroj të gjithëve në distancë : Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike të Kosovës!”, shkruan Veseli.

Mobi Casa

Ky është postimi tij:

Në këtë përvjetor të 21-të të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kam nderin dhe kënaqësinë që të uroj përzemërsisht të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj kudo ku ndodhen. Në këtë ditë të shënuar urime të veçanta i dërgoj themeluesve të partisë, të cilët hodhën hapat e parë të kësaj organizate politike në kushte shumë të vështira. Po ashtu përulem me mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kanë kontribuar në sukseset e partisë sonë, por që sot nuk janë më mes nesh. Padyshim nderimet më të mëdha i takojnë qytetarëve të Kosovës, që i kanë besuar partisë sonë dhe që vazhdojnë ta shikojnë atë si garanci të konsolidimit të pavarësisë, të zhvillimit të ekonomisë e demokracisë si dhe të orientimit Euro-Atlantik të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës i ka prirë proceseve më të rëndësishme të vendit dhe ka luajtur një rol protagonist në rindërtimin e pasluftës, në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin nga e para të institucioneve shtetërore. Ajo vazhdon të kontribuojë për vendin si parti opozitare shembullore konstruktive që ngre lartë zërin për interesat e qytetarëve dhe vë para përgjegjësisë e kërkon llogari nga qeveria, në mënyrë që ajo të përmbushë siç duhet detyrat e saj. Ndërkaq partia jonë vazhdon reformat e saja të brendshme që se shpejti do ta rikthejnë fitimtare në garat e ardhshme zgjedhore.

Në pamundësi për të festuar bashkë për shkak të pandemisë, ju uroj të gjithëve në distancë : Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike të Kosovës!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.