Uji Dea

Veseli: Ndarja e Kosovës është tradhëti kombëtare, ky spekulim Kurtit do t’i kthehet në bumerang

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryetari i Kuvendit të Republikës, njëherit kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës duke folur për rrëzimin e qeverisë Kurti, ka thënë se ata s’kanë qenë të përgatitur, prandaj edhe kanë kriju një situatë që s’mund të improvizohej më shumë.

“Pa pas gatishmëri reale dhe sinqeritet para popullit m’u ballafaqu me sfida, s’mund të udhëheqësh. Prandaj kanë rënë tri qeveri. Mos harroni, më vjen keq se s’dua të më dalin parashikimet, por mund të bie edhe qeveria që vjen.

Është e vështirë të konstatosh qeverisjen për 50 ditë, por ka bërë dëm të madh. Ndoshta nëse do të vazhdonte do të shihnim ndonjë punë të mirë nga ministrat, por në këto 50 ditë ka pak çka flitet. Pasi që shumë ka krijuar ndarje, në kohë pandemie, në vend që t’i thërriste të gjithë liderët. E ka bërë një ftesë, vetëm kur merrte vendime.

Ky është shtet i pavarur dhe sovran, por është edhe një tjetër e vërtetë, ballafaqimi me BE-në dhe raportet me SHBA-të të cilat janë të shenjta”, ka thënë Veseli në RTK, përcjellë Indeksonline.

Veseli tutje ka folur edhe për deklaratën e Kurtit për marrëveshjen sekrete.

Uji Dea

“Gjuha spekuluese e Kurtit ka qenë një trend në vazhdimësi, se tradhëtia dhe rreziku s’vjen nga jashtë, por nga brenda.

Ky gabim pas gabimi, në momentin kur ka ardhë si kryeministër s’është vërejtur, por kriza politike, s’mund ta quash Shtëpinë e Bardhë, të zezë, të kuqe, të verdhë, pasi që ajo është simbol i SHBA-ve, e të gjithë neve.

Kryeministri s’e ka mendu ku po godet, por Administrata Amerikane ia ktheu, duke i thënë se po gënjën.

Populli është viktima në këtë rast. Kurti e ka arrit kulmin edhe duke ataku PDK-në, për marrëveshje sekretë, për ndarje.

Ndarja është një tradhëti kombëtare, le ta harron këtë spekulim Kurti. Ndarja që po i bëhet kombit do t’i kthehet atij në bumerang”, ka thënë kryetari i PDK-së./Indeksonline

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.