FIDANISHTJA

Veseli mysafir te SHPK Nazi, e ngucin për lidhjet e tij me CIA-n

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka qenë pjesë e episodit më të ri të serialit vendor shumë të ndjekur nga të rinjtë “SHPK Nazi”.

Veseli përfshihet në bashkëbisedën e Nazit me punëtorët e tij, duke folur nga prapaskena, por zëri i tij iu tingëllon i njohur atyre.

Pasi e dëgjon zërin e Veselit, Nazi thotë se iu duk si zëri i Lulit të UÇK-së, i cili i ishte i lidhur me CIA-n dhe NATO-n, si dhe i porosiste aeroplanët e tyre në luftë se ku duhej të godisnin.

“Më shpejt vinin aeroplanët atëherë, se picat delivery sot”, thotë Nazi.

Më pas, Veseli ia tërheq vërejtjen Nazit dhe punëtorëve të tij se po i fshehin produktet vendore dhe nuk po i ekspozojnë mirë.

Videon e ka postuar vetë Veseli në faqen e tij, ku bëhet edhe autokritik duke thënë se herën tjetër shpreson ta mbaj mend më mirë skenarin dhe të mos ketë emocione.

“Dje dola për pazar te shitorja e Nazit. Shpresoj që ai t’i lërë dallaveret dhe kur të shkoj sërish aty të shoh më shumë produkte vendore. Po ashtu, shpresoj që herën tjetër edhe unë do ta mbaj mend më mirë skenarin dhe të kem më pak emocione! :)”, ka shkruar Veseli.
https://www.facebook.com/214842955357585/posts/1370808209761048/?sfnsn=mo&d=n&vh=e

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.