Eko Higjiena

Veseli: Muri në Mitrovicë do të rrënohet para 17 shkurtit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përfaqësuesit politik në Prishtinë, vazhdojnë të zotohen se muri i ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës nga autoritetet lokale serbe me mbështetjen e Beogradit, do të rrënohet.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ky mur është artificial dhe do të rrënohet, duke e ndërlidhur rrënimin e tij me Ditën e Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtin.

“Muri do të rrënohet gjithsesi. Nuk e di më datën 01 apo më 17 shkurt. Por ai do të rrënohet”, ka thënë Veseli.

Këtë deklaratë, ai e bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

ARKATANA

Veseli u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë besim tek institucionet e shtetit të Kosovës.

“Situata është serioze, por qytetarët duhet të ndjehen të sigurt dhe të mos ndihen të kërcënuar. Nuk lejojmë mure dhe trena të Serbisë në Kosovë. Serbia ka marrë fund për një e 700 vjet në Kosovë”, tha Veseli.

Duke e vlerësuar si muri ndarës, Kuvendi i Kosovës ka aprovuar tashmë edhe një rezolutë, me të cilën i kërkohet qeverisë që ta rrënoj atë.

Ky muri është ndërtuar nga autoritetet lokale të Mitrovicës veriore, që udhëhiqet nga përfaqësuesit serbë në fund të vitit të kaluar. Për ndërtimin e tij, sipas autoriteteve në Prishtinë kishte ndikim edhe Beogradi zyrtar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.