UBT

Veseli mund ta çojë Kosovën në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Vjosa Osmani nuk e hedh poshtë mundësinë që pas konfirmimit të Kadri Veselit në krye të PDK-së Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Një situatë e tillë, sipas saj, nuk do të jetë e favorshme për LDK-në.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) edhe në të kaluarën është dëshmuar se nuk i respekton marrëveshjet. Prandaj, sipas saj, pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president dhe pasi që Kadri Veseli të konfirmohet kryetar i partisë më të madhe në vend, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

FITORJA

Këto komente deputetja Osmani i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se nëse shkohet në zgjedhje partia e saj do të ndodhet para një situate të pafavorshme.

Ajo ka folur edhe për zgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të shtetit, kur nuk ishte e pranishme në seancë. “Vullneti i deputetëve të LDK-së u tregua në rundin e parë, kur Thaçi mori vetëm 50 vota. Por ndryshimi i votave në rundin e tretë, në 71, flet shumë se ka mundur të ketë presione”, është shprehur ajo. Gjatë intervistës për “Zërin” deputetja Osmani flet edhe për zgjidhjen e krizës politike në vend, për raportet me kryeministrin, Isa Mustafa, dhe për mundësinë e rikandidimit për postin e kryetares së LDK-së./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.