Eko Higjiena

Veseli merr mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është pritur sot në një takim të posaçëm në Berlin nga homologu i tij gjerman, kryetari i Bundestagut, zt. Dr. Wolfgang Schäuble.

Veseli mori konfirmimin se Gjermania mbështet liberalizimin e vizave për Kosovës dhe do ta jep vlerësimin e saj pozitiv në hapat e mëtejmë që do të ndërmerren në këtë proces.

Kreu i Kuvendit falënderoi kryetarin e Bundestagut gjerman për mbështetjen e fuqishme që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset që nga çlirimi, pavarësia dhe shtetndërtimi.

Veseli theksoi se mbështetja e Berlinit zyrtar për Kosovën në proceset e ardhshme e një rëndësie të veçantë, si në aspektin e rrugëtimit euro-atlantik, ashtu edhe të zhvillimit ekonomik, nëpërmjet investimeve gjermane në Kosovë.

UBT

Veseli tha se Kosova dhe Gjermania, si dy vende mike, tashmë kanë konsoliduar bashkëpunimin e tyre në shumë sfera, por theksoi nevojën që këto marrëdhënie të zgjerohen dhe forcohen edhe më tej.

Kryetari Veseli u fokusua edhe te bashkëpunimi midis dy parlamenteve, duke vlerësuar lart përvojën legjislative gjermane, e bartur në Kuvendin e Kosovës gjatë viteve të kaluara, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të GIZ-it në shumë segmente të punës në Kuvend.

“Kemi përkrahjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjermania është përkrahësja dhe financuesja më e madhe e Kosovës ndër vendet e Bashkimit Evropian. Jemi me fat që kemi partnerë të tillë. Edhe në takimin me kryetarin e Bundestagut gjerman, një përkrahës i madh i lirisë së Kosovës, kërkova prezencë edhe më të madhe të Gjermanisë në Kosovë. Shpreha idenë që një nga republikat gjermane të përfshihet drejtpërdrejt në rrugëtimin në reformave tona juridike dhe ekonomike”, theksoi Veseli pas takimit me homologun gjerman. /Telegrafi/