Hidromorava

Veseli me mesazh për Samitin e Berlinit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka lëshuar një mesazh për Samitin e Berlinit, një ditë para mbajtjes së tij.

Lideri i koalicionit qeverisës në Kosovë ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ashtu sikur Berlini është kërthiza e Europës, edhe Kosova është kërthiza e Ballkanit.

Hidromorava

Ai ka thënë se që të ruhen edhe njëra edhe tjetra duhet të mos jenë të ndara, por të bashkuara.

“Berlini është kërthiza e Europës. Kosova është kërthiza e Ballkanit. Që të ruhen edhe njëra edhe tjetra duhet të mos jenë të ndara, por të bashkuara. Njëra nuk mbrohet duke e dëmtuar tjetrën, por vetëm duke e respektuar, kuptuar, ndihmuar dhe mbrojtur!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.