FIDANISHTJA

Veseli: Maskarenjtë dhe kriminelët vahabist skan vend te ne

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Populli dhe institucionet nuk do të lejojnë që maskarenjtë,kriminelët dhe terrorristët të prishin besimin tek zoti dhe raportet shqiptare, pasi vllezërit tanë janë shqiptarët katolik dhe ortodoks`.

Në intervistën e dhënë për emisionin Monitor’, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se populli i Kosovës së bashkë me institucionet e përgjegjësisë, nuk do të lejojë që maskarenjtë, kriminelët dhe terrorristët të prishin besimin tek zoti dhe raportet brenda shqiptare, pasi vllezërit tanë janë shqiptarët katolik dhe ortodoks.

“Ne kemi qytetarë të jashtëzakonshëm, populli jonë ka pjekuri të jashtëzakonshme dhe nganjehërë është më i pjekur se klasa politike. Unë kam besim të jashtëzakonshëm. Kam besim te qindra besimtarë, tek ata imamë dhe te qindra mijëra njerëz që janë të besimit islam. Është garanca më e madhe se këta besimtarë të zotit nuk do të lejojnë maskarenjtë, kriminelët, terrorristë të ja prishin besimin tek zoti, raportet tona mes vete dhe relegjionet tjera. Ne shqiptarët kemi tre fe, vllezërit tanë janë shqiptarët katolik dhe shqiptarët ortodoks, po edhe pavarësisht kombit, kjo është garanca që krijon stabilitet së bashku me institucionet e përgjegjësisë. Kemi njerëz të jashtëzakonshëm”, tha kreytari i Parlamenti të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë intervistës për emisionin Monitor.

Sipas tij, Institucionet kanë treguar një sukses që është për të lavërdruar,

`Institucionet treguan sukse të madh duke reaguar aty ku ka pasur fenome të reagimit vahabist, që mos ta ngatërrohet besimi me vagabonta dhe kriminelë që mundohem ta përdorin islamin për kauzat e tyre politike. Institucionet do të jene edhe më vigjilente dhe duhet të vazhdojnë ta kryejnë punën edhe më mirë, gjithnjë në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare në luftën botërore kundër terrorrizmit. Që të mos lejojnë vezët e djallit të hapen në Kosovë”, tha tutje Veseli.

I pyetur për numrin e qytetarëve të Kosovës që luftojnë në Siri dhe Irak, ai tha se megjithatë nuk është numër i madh dhe ftoi familjarët e tyre të bashkëpunojnë me shtetin, për të mirën e vendit.

`Nuk është numër shumë i madh. Janë disa individë të shtytur, manipuluar, por mund të ketë prej tyre edhe persona vërtet të rrezikshëm. Ftoj familjarët e tyre të bashkëpunojnë me institucionet, shtetin në mënyrë që të mbrohemi sa më mirë prej këtij fenomeni”, tha Kryeparlamentari Veseli.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, gjithashtu dërgoi mesazhe ofruese për opozitën në Kosovë, duke i ftuar për të biseduar në Kuvend.

Sipas tij, dy marrëveshjet, ajo për Demarkacionin dhe për `Bashkësin e komunave serbe` nuk janë të përfunduara.Në emisionin ‘Monitor’ që do të emitohet sonte në RTK, ai theksoi se mund të bisedohet në mes të pozitës dhe opozitës, pa i detyruar njëri-tjetrin t’i pranojnë konceptet e njëres palë apo tjetrës.

Sipas tij, opozita, nuk po lejon as ngritje të debatit për këto dy marrëveshje dhe kjo për të është shumë e habitshme.

‘Asnjë deputet i Kosovës nuk dëshiron të shesë apo të japë asnjë copë tokë të Kosovës. Cështja e Demarkacionit është në proces dhe asgjë nuk ka përfundur. Fare mirë mund të krijohet një komision, ku do të kishim edhe ekspertë ndërkombëtarë dhe figurat tona më prominente të fushës do të merrnin pjesë në komision. Të verfikohet cdo gjë. Por një propozim i tillë nuk është bërë. Në vend të tyre kemi akuza të rënda për tradhëti, që unë e vlerësoj se është shumë e rëndë dhe e shëmtuar”, tha në emisionin Monitor, Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, duke shtuar se deri më tani Demarkacioni nuk është kontestuar me fakte në aspektin profesional, duke përdorur fakte si tapitë dhe dokumentacionet e tjera.

Uji Dea

Ndërsa për pjesën e marrëveshjes tjetër për krijimin e Bashkësive të komunave serbe, kryeparlamentari Veseli, tha se duhet pritur që fjalën e fundit ta thotë Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“Është krijuar një opinion sidomos tek ndërkombëtarët që shqetësimet e opozitës nuk janë këto marrëveshje”, pohoi Kryeparlamentari Veseli.

Ai ka kërkuar nga opozita që të marrë pjesë në Kuvend, në seancën e Kuvendit, pasi është në dinjitetin e secilit të jetë aty.

`Eshtë në dinjitetin e secilit që t’i rikthehet punës në Kuvendin e Kosovës dhe të ndalet abuzimi me vendin e vet.Opozita nuk është duke vepruar mirë, sidomos me mosrespektimin e ligjit në mënyrë të vazhdueshme. Se cili është mesazhi që po çojmë te populli, miqtë apo edhe vet armiqtë e Kosovës”, vijoi tutje kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se protesta e 28 nëntorit është ikje nga përgjegjësia.

“Ne e patëm një peticion që humbi nga ana e opozitës dhe nuk e sollën në Kuvend opozita. 28 Nëntori i shenjt i Ismail Qemali dhe Isa Boletinit dhe i te gjithe shqiptareve. Cka i flenë kjo datë më shumë opozitës se pozitës, pse ata e duan më shumë se ne këtë ditë që është një ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët. Pse opozita e don më shumë Ismail Qemajlin e Isa Boletinin sesa pozita??? Përdorimi i kësaj dite të shenjtë për shqiptarët nga ana e opozitës, e cila do ta përdore këtë ditë kundër pozitës është e papranueshme”, shtoi Veseli.

Ai po ashtu ka folur edhe për protestën e opozitës ku Policia e Kosovës dhe zyrtarë të ndryshëm janë sulmuar nga protestuesit në mënyrë të rrezikshme.

“Policia është gjuajtur me molotov, gurë të mëdhenj dhe fat i madh që nuk ka pasur shumë ndonje te vdekur, sepse ato janë mjete vdekjeprurëse. Duhet të marrin përgjegjësinë ata që i organizojnë këto protesta te dhunshme. Kush mban përgjegjësi nëse na vdes dikush nga përdorimi i këtyre mjeteve?? Megjithatë, po shpresojmë që protesta me datë 28 nëntorë do të jetë e qetë”, tha Veseli.

I pyetur për vizitën e Sekretarit të Jashtëm të SHetevve të Bashkuara të Amerikës, Kryeparlamentari Veseli, tha se është gabim të lidhet ardhja e tij me tensionet politike që po ndodhin në Kosovë.

“Ardhja e Xhon Kerrit është një vizite shumë e mirëpritur për Kosovën dhe është gabim që një vizitë e tillë të interpretohet apo të tkurret si një vizitë në funksion të zgjidhjes së problemeve mes pozitës dhe opozitës. Këto janë çështje të vogla mes nesh. Ardhja e sekretarit Kerri është dëshmi për përkushtimin amerikan që vazhdojnë ta mbështesin Kosovën, edhe në këtë kohë të luftës kundër terrorizmit në të gjithë Globin. Kjo është një gjë shumë e madhe për vendin tonë’, vijoi tutje Kryeparlamentari i Kosvoës, Kadri Veseli. Ai është përgjigjur edhe pyetjeve tjera që kanë të bëjnë me terriorrizmin, ISIS etj etj. Ndiqeni emisionin Monitor per te mesuar gjitha qendrimet e Kryetarit te Parlamentit te Kosoves, Kadri Veseli.