FITORJA

Veseli: Luftën kundër korrupsionit do e fitojmë me SHBA-të sikurse fituam luftën kundër Serbisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur sonte nga aktivistë të shumtë në Mitrovicë. Gjatë takimeve, Veseli ka shpalosur planin e tij kundër korrupsionit i cili do të nisë të jetësohet në 100 ditëshin e parë të qeverisjes. “Ne e fituam luftën kundër Serbisë në bashkëpunim me SHBA-në dhe së bashku do ta fitojmë edhe luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Statusi i plotë i Kadri Veselit.

Me aktivistë të shumtë të PDK-së në Mitrovicë diskutova për Planin Kundër Korrupsionit. Një prej nismave kryesore do të jetë Byroja Anti Korrupsion, që do të ndërtohet bazuar në modele të vendeve të tjera me struktura të veçanta kundër korrupsionit, të cilat kanë korrur shumë suksese. Brenda 100 ditëve të para si kryeministër do t’i nisi hapat për t’i hartuar ligjet e nevojshme për krijimin e saj. I gjithë procesi do të jetë i mbështetur dhe i monitoruar nga partnerët amerikanë dhe të tjerët, për të siguruar maksimumin e autonomisë dhe efikasitetit. Ne e fituam luftën kundër Serbisë në bashkëpunim me SHBA-në dhe së bashku do ta fitojmë edhe luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.