Hidromorava

Veseli: Liberalizimi në fund të vitit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili aktualisht gjendet në një vizitë zyrtare në Bullgari, tha se pas Vetëvendosjes pret që punës së rregullt të Kuvendit të Kosovës t’i kthehen edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Nisma për Kosovën.

Ai tha se pozita dhe opozita duhet të kenë një komunikim normal. Madje kërkoi edhe mirëkuptimin e opozitës, siç tha ai, për ta kaluar sfidën e demarkacionit në mënyrë që t’i hapet rrugë liberalizimit të vizave.

“E përgëzoj ardhjen e Vetëvendosjes në Kuvend. Pres shumë shpejt që edhe AAK dhe NISMA për Kosovën t’i kthehen Kuvendit”, tha Veseli në një intervistë dhënë transmetuesit publik.

FIDANISHTJA

Ndërsa, paralajmërimeve se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të shtyhet, Veseli iu përgjigj me po të njëjtat fjalë të autoriteteve të Bashkimit Evropian, se liberalizimi do të ndodh në fund të vitit.

Por, sipas Veselit, ajo që i duhet Kosovës është zhvillimi ekonomik në mënyrë që qytetarët t’i kënaqen vendit të tyre.

“Jam i sigurt se liberalizimi do të bëhet në fundin e këtij viti. Rinia dhe tregtarët do të lëvizin lirshëm. Ajo çka na duhet është zhvillimi ekonomik. Do të kënaqemi me vendin tonë dhe me identitetin tonë. Do të dalim jashtë për nevoja akademike dhe biznesore”, tha kryetari i Kuvendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.