UBT

Veseli: Lëvizja paqësore dhe lufta e UÇK-së e kanë sjellë lirinë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u ka thënë bijve të ish-presidentit Ibrahim Rugova se duhet të jenë krenarë me babanë e tyre.

Veseli sot vizitoi familjen e ish-presidentit në shtëpinë e tyre në Velani me rastin e 24 majit, që njihet edhe si Dita e Presidentit.

Kjo ditë ka mbetur për shkak se më 24 maj të vitit 1992 Ibrahim Rugova ishte zgjedhur president i Kosovës.

Uji Dea

Para se të shkojë për vizitë familjes Rugova, Veseli ka bërë homazhe edhe tek varri i ish-presidentit të ndjerë.

Kryetari i Kuvendit tha se zgjedhja e Ibrahim Rugovës, president, para 24 vjetësh në të njëjtën kohë i ka dhënë një dimension të ndarjes përfundimtare të rrugëtimit politik të Kosovës nga Serbia.

“Lëvizja e rezistencës paqësore dhe lufta e UÇK-së janë dy anë të një medalje e cila e ka sjellë lirinë. Ato duhet vetëm të na bashkojnë gjithë qytetarët e Kosovës për çka duhet të jemi krenar që sot e kemi lirinë dhe shtetin tonë”, tha Veseli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.