Veseli lajm i mirë që deputetët e opozitës po marrin pjesë në komisione parlamentare

Mënyra se si po vepron opozita në Kuvend ka qenë një lajm i mirë për Kryetarin e Parlamentit i cili po qëndron në SHBA. Kadri Veseli ka vlerësuar lartë veprimet e partive opozitare, deputetët e së cilës kanë filluar të marrin pjesë në Komisione Parlamentare.
Ai pret që shumë shpejtë deputetët të jenë të pranishëm edhe gjatë mbajtjes së seancave. Nga SHBA ku po qëndron Veseli tha se Washingtoni nuk e sheh Kosovën të ndarë si pozitë dhe opozitë por si një shtet që po vazhdon të zhvillohet.
“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si në çdo vend mik perëndimor nuk na shohin ndarë si opozitë – pozitë. E shohin se çfarë po ndodh në Kosovë. E përshëndes atë pjesëmarrje të opozitës veçanërisht në komisionin parlamentar të cilin e kemi për marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Inkurajoj që të jenë pjesë e marrjes së përgjegjësive si pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe ata do ta kenë çdo mundësi dhe çdo hapësirë veçanërisht Kuvendi e Republikës së Kosovës’, tha Veseli për RTK’në.