FIDANISHTJA

Veseli: Kushdo që na përfaqëson në dialog le ta mbrojë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për medie ka thënë se as ai e as partia e tij nuk janë për luftë me Serbinë, por janë për dialog dhe, sipas tij, dialogu është zgjidhja më e mirë.

Veseli tha se kushdo që shkon ta përfaqësoj Kosovën le ta mbrojë sovranitetin dhe shtetësinë e vendit.

FIDANISHTJA

“PDK dhe unë nuk jemi për luftë deri në momentin kur Serbia nuk cenon asnjë centimetër të Republikës së Kosovë. Në momentin kur nuk jemi për luftë në rrethana të shtetit të pavarur dhe sovran, ne mendojmë se dialogu është zgjedhja më e mirë për zgjedhjen e çështjeve mes Kosovës e Serbisë dhe dialogu ka vetëm një përfundim, Kosova në Organizatën e Kombeve të Bashkuara përndryshe nuk ka asnjë pjesëmarrje tjetër e cila mund të krijon një përfitim nga Serbia ose nga kushdoqoftë tjetër”.

“Nuk abuzoj pse jam në opozitë, kush merre pjesë në dialog, do të flas haptas, kushdo që shkon për ta përfaqësu Kosovën, presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit, veç ta mbrojnë Kosovën, le ta mbrojnë sovranitetin dhe shtetin, kah Mitrovica mos të ju bjen as në mend me shku, Kosova në Organizatën e Kombeve të Bashkuara edhe kaq”, tha Veseli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.