GRANDEMALL

Veseli: Kurti mashtrues, nisi reciprocitetin pasi e kuptoi nga Kushtetuesja se nuk do të jetë kryeministër

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër për veprimet e fundit të Albin Kurti i cili ka nisur të marr vendime për reciprocitetin ndaj Serbisë pasi e kuptoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk do të mujd të qëndroj në ekzekutiv.

Veseli ka shkruar në faqrn e tij në Facebook se Albin Kurti e konfirmoi sërish se është mashtrues që po e rrënon Kosovën qe disa vite.

“Fatkeqësisht, ky mentalitet shtet-rrënues do të zgjas për aq sa zgjat besimi i njerëzve në manipulimet dhe mashtrimet e tilla. Por, një njeri si Albin Kurti e një parti si Vetëvendosje, s’mundet ta mashtrojë një popull pafundësisht. Vendimet e orëve të tyre të fundit, s’do të heqin vëmendjen nga skandalet e shumta që kjo kastë mashtruesish krijoi për pak ditë në qeverisje”, ka shkruar Veseli.

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Vendimi i Albin Kurtit për aplikimin e masës së reciprocitetit me Serbinë, vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatarin e ri, kur ai tashmë e di se nuk do të jetë më vet në qeveri, është akt tipik i mentalitetit të tij mashtrues që po e rrënon Kosovën qe disa vite.

ARKATANA

Qasja e tij: Kur jam unë në pushtet ka shtet e kur nuk jam në pushtet le të bëhet rrëmujë, është tipike e mentalitetit të “koalicionit të shpresës” që për pak javë e muaj, ka dëmtuar shtetin tonë përtej pritjeve më pesimiste.

Fatkeqësisht, ky mentalitet shtet-rrënues do të zgjas për aq sa zgjat besimi i njerëzve në manipulimet dhe mashtrimet e tilla. Por, një njeri si Albin Kurti e një parti si Vetëvendosje, s’mundet ta mashtrojë një popull pafundësisht. Vendimet e orëve të tyre të fundit, s’do të heqin vëmendjen nga skandalet e shumta që kjo kastë mashtruesish krijoi për pak ditë në qeverisje.

Sidoqoftë, Kosova ka fat të madh që ka përkrah SHBA-në dhe partnerët perëndimorë.

Do të vijnë shpejtë ditë shumë më të mira se sa këto të mashtrimit të të pashpresëve që po perëndojnë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.