UBT

Veseli: Kurrë s’do t’i falim masakrat e Serbisë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Veseli tha se mund të harrohen e falen shumë gjëra në jetë, por masakrat që Serbia ka kryer në Kosovë nuk do t’i falin kurrë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka bërë sot homazhe para lapidarit të të rënëve në Poklek të Drenasit.

Në këtë fshat para 20 viteve janë vrarë dhe janë djegur 54 shqiptarë, në mesin e tyre edhe fëmijë.

Uji Dea

Veseli tha se mund të harrohen e falen shumë gjëra në jetë, por masakrat që Serbia ka kryer në Kosovë nuk do t’i falin kurrë.

Postimi i Veselit në Facebook:

Sot qëndrova në Poklek të Drenasit për të përkujtuar masakrën që kryen në këtë fshat ushtria dhe policia serbe. 54 njerëz të pafajshëm u vranë dhe u dogjën në mënyrën me mizore dhe ende sot në dosjet e drejtësisë ndërkombëtare nuk figuron emri i Poklekut, këtij simboli të gjenocidit serb në Kosove. Mund të harrohen e falen shumë gjera në jetën njerëzore, por masakrat e Serbisë në Kosovë kurrë s’kemi për t’i harruar. Kurrë s’kemi për t’i falë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.