Hidromorava

Veseli: Kur ndalet PDK, ndalet Kosova

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar strukturat e Gruas Demokratike, për të filluar kështu zgjedhjet edhe në këtë forum partiak.

Duke shpalosur platformën e PDK-së për ‘Dekadën e Re’, Veseli tha se zhvillimi ekonomik i vendit, integrimi euro atlantik si dhe besimi në shtetin e Kosovës, nuk mund të ndodhin pa rolin aktiv të grave, njofton PDK, përcjell Klan Kosova.

“Partia Demokratike e Kosovës beson dhe punon për gjithëpërfshirjen e grave në shoqëri dhe institucione. I beson forcës së tyre transformuese. Potencialit të tyre zhvillimor. Lidershipit të tyre në politikë, në biznes, në shoqërinë civile, e në krejt sferat e jetës sociale”.

Mobi Casa

“Nuk do të ndalemi. Nuk jemi të kënaqur me atë që kemi bërë. Kërkohet më shumë nga ne. Duhet të kërkojmë më shumë nga vetja. Partia Demokratike e Kosovës, ka qenë dhe mbetet, subjekti kryesor që garanton ecjen përpara të vendit”, ka thënë Veseli ndër të tjera.

“Kur ndalet Partia Demokratike e Kosovës, ndalet Kosova”.

“Partia Demokratike e Kosovës e konsideron barazinë gjinore interes nacional dhe strategjik të shoqërisë sonë në rrugën zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik”.