ARKATANA

Veseli: Kur erdhi dita për pushtet, Kurti e harroi edhe flamurin kombëtar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, e ka nisur me kritika të forta karrierën e tij prej deputeti opozitar, duke e paralajmëruar Kurtin se do t’i kërkojnë llogari për çdo gjë.

Veseli ka thënë se kjo qeveri do të jetë qeveri e karrigeve dhe jo një qeveri që do të mendojë për qytetarët.

“Sot po votohet me katër muaj vonesë qeveria e re. Që nga 6 tetori s’pamë përpjekje serioze për qeverinë. Një qeverisje e ortakëve që flasin për karrige e që s’mendojnë për qytetarë e shtet. VV dhe LDK kanë zhgënjyer qytetarët ende pa ia nisur”, ka thënë Veseli në fjalën e tij në Kuvend.

Veseli gjithashtu ka komentuar deklarimet e Kurtit se do ta respektojë opozitën, megjithatë i ka thënë se s’mund t’i bëjë bashkë 23 vjet opozitarizëm, sepse duhet bërë dallimin mes kohës së Millosheviqit, Rugovës e Hashim Thaçit.

“E vlerësoj adresimin e fundit të kandidatit të kryeministrit. Është mirë me e respektua opozitën. Aq më shumë Kuvendin. Edhe pse mbani pak përshtypje fjalimi. Një vërejtjeje, nuk është mirë me e mbështjellë në një kohë 23 vjet opoizitarizmin, e me e be dallimin mes pushtetit të Millosheviqit, Rugovës e Hashim Thaçit”, ka thënë Veseli.

HW

Tutje Veseli ka thënë se gjatë kohës së luftës me Serbinë, Albin Kurti ishte dorëzuar ndërkohë thotë se Kosovën më pas e ka luftuar më vrazhdë sesa regjimin e Millosheviqit.

Kreu i PDK’së gjithashtu ka thënë Kurtit se po bëhet kryeministër i një Kosovë që nuk e njeh e që nuk e ndjen.

“Sot Kosova është i pavarur dhe sovran, shtet që t’i Albin Kurti as nuk e njeh e as nuk e ndjen. Ne s’kemi qenë të përkryer por kurrë nuk i kemi ikur përgjegjësisë. Ti ke sulmuar institucionet e policët më të mirë. Ke përbuzur edhe flamurin e Kosovës. Por kur erdhi dita për pushtet e harrove edhe flamurin kombëtar, ta qiti Ganja”, ka shtuar tutje ish-kreu i Kuvendit.

Veseli ka thënë që nuk do të rrinë duarkryq dhe që do të kërkojnë llogari./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.