United Hospital

Veseli: Kriminelët e Serbisë do të dalin para Tribunalit Ndërkombëtar për vrasjet e shqiptarëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së bashkëluftëtarit të tij, heroit Xhavit Haziri. Veseli tha se 21 vite më parë kishte ndodhur ndarja e fundit me Xhavit Hazirin. Ai tha se është emocionale për të, të ritakohet sot me Xhavit Hazirin dhe t’i urojë mirëseardhje në qytetin e Obiliqit.

“Nëse ka pasur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ideolog të organizmit dhe veprimeve të armatosura kundër Jugosllavisë, ka qenë pikërisht Xhavit Haziri. I tillë ka rënë edhe në burgun e dytë. Nuk kanë mundur t’ia nxjerrin asnjë fjalë. Në ditën e parë pas burgut, është lidhur prapë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, theksoi Veseli.

Mobi Casa

Ai tha se jorastësisht në shtatorin e vitit 1998 qeveria serbe, nëpërmjet organeve të saj, kidnapoi Xhavit Hazirin, për të cilin veprim ai tha se ka dokumente zyrtare. “Kjo është edhe arsyeja pse e kam nisur çështjen e Tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Jo vetëm të flasim, por ne duhet ta çojmë Serbinë dhe kriminelët e saj në gjykatë dhe aty të gjykohen, sepse aty e kanë vendin”, theksoi Veseli.

Ai tha se rrugëtimi i Xhavit Hazirit, Afrim Zhitisë, Fadil Vatës, Komandantin Legjendar Adem Jasharit, heroit Zahir Pajazitit dhe të gjithë heronjve të tjerë, do të vazhdojë, por bëri thirrje për më shumë modesti nga ana e bashkëluftëtarëve. “Ne bashkëluftëtarët që jemi gjallë, të jemi më modestë, të mos kërkojmë vetëm prej vendit, por të bëjmë më shumë për të. Ne duhet t’u krijojmë më shumë siguri gjeneratave të ardhshme, sepse ky shtet do të jetë i përjetshëm, i pacenuar dhe i zhvilluar ekonomikisht. Sa më pak llafe, sa më pak patriotizëm formal, sa më shumë punë dhe veprimtari patriotike, në mënyrë që ta bëjmë të përjetshëm kujtimin për Xhavit Hazirin dhe Komandantin Legjendar Adem Jashari”, tha Veseli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.