Fundamenti

Veseli: Kosova po kalon nëpër një fazë sfiduese

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim drejtorin për Ballkanin Lindor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbachin.

Në këtë takim, kryetari Veseli dhe drejtori Hellbach kanë biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë, aspiratat tona integruese dhe çështjet që duhet të adresohen gjatë kësaj periudhe.

Duke e uruar zyrtarin e lartë gjerman për detyrën e re, kryetari Veseli e ka falënderuar Gjermaninë për ndihmën saj të pakursyer ndaj Kosovës në shumë drejtime, duke e konsideruar atë si njërin ndër përkrahësit më të mëdhenj të vendit tonë, mbështetje kjo e cila është e nevojshme edhe në të ardhmen.

FIDANISHTJA

Veseli ka theksuar se Kosova është duke kaluar nëpër një fazë mjaft sfiduese, me çështje që duhet të adresohen sa më shpejt, në mënyrë që qytetarët tanë të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen. “Kosova është e përkushtuar t’i kryej obligimet që ajo ka para vetes”, ka thënë Veseli.

Kryetari Veseli dhe drejtori Hellbach kanë biseduar edhe për demarkacionin me Malin e Zi dhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.