RCCOLA

Veseli: Kosova në fundvit pret vendimin për liberalizimin e vizave, s’ka arsye për vendimmarrje tjetër

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe nuk ka arsye të ketë vendimmarrje tjetër, përveç liberalizimit të vizave.

Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se Kosova e meriton liberalizimin e vizave dhe beson në Bashkimin Evropian.

“Kosova e meriton, Kosova beson në Bashkimin Evropian dhe pret vendimmarrje e cila nuk e turpëron Bashkimin Evropian, edhe ajo është që të mbaj fjalën dhe të ketë liberalizim të vizave për qytetarët tanë në fund të këtij viti”, tha Veseli, raporton Telegrafi.

Mobi Casa

Ai bëri të ditur të enjten do të jetë vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme për politikë të jashtme, të kërkuar nga opozita.

Ndërsa, të premten do të mbahet një seancë e re plenare, me fillim në ora 14:00. Ai tha se pret një punë dinamike të Kuvendit të Kosovës dhe komisioneve parlamentare. /Telegrafi/