Veseli: Kosova është shtet i shenjtë, ta duam dhe të punojmë më shumë për të

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një tubim në Klinë tha se Klina e krejt Kosova do të jetë me kokën lartë dhe krenare për Fillimin e Ri.
“S’ka kush që na del përpara. Me sakrifica e kemi ndërtuar këtë shtet, Republikën e Kosovës. Është i shenjtë po ashtu sepse duhet të punojmë më shumë për këtë shtet”, deklaroi ai.
Veseli tha se Fillimi i Ri nuk e ndanë Kosovën, nuk i ndanë njerëzit por i bashkon rreth shtetit, flamurit kombëtar dhe shtetëror.