FIDANISHTJA

Veseli: Kosova dhe Shqipëria po ecin sigurt drejt BE-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar vizitën e tij në Shqipëri me takimin me presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Kryeparlamentari Veseli dhe presidenti Meta diskutuan gjerësisht për marrëdhëniet midis dy shteteve, tashmë të konsoliduara në çdo fushë, me përkushtimin e përbashkët për t’i thelluar më tej.

Kreu i Kuvendit të Kosovës potencoi edhe njëherë rolin krucial të Shqipërisë si në fazën e luftës dhe të shtetkrijimit, ashtu edhe të konsolidimit të shtetësisë dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të saj.

Veseli tha se Kosova dhe Shqipëria tashmë e kanë të qartë aspiratën dhe rrugën të cilën duhet ndjekur për të arritur synimin e përbashkët – integrimin euroatlantik.

HW

Kryetari i Kuvendit tha se Kosova është në pritje të hapit vendimtar të Bashkimit Evropian për të liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës, si një e drejtë e merituar e tyre dhe e shtetit të Kosovës.

Presidenti Ilir Meta, nga ana e tij, përgëzoi kryeparlamentarin Veseli për vendimet e kohëve të fundit të Kuvendit të Kosovës, të cilat, sipas tij, i kanë hapur mundësi të reja shtetit të Kosovës në raport me Bashkimin Evropian.

Meta tha se Shqipëria vazhdon të mbetet në krah të Kosovës në të gjitha sfidat që ajo ka para vetes dhe se i gëzohet çdo arritjeje të saj, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.