Uji Dea

Veseli komenton deklaratën e Isa Mustafës për “vijat e kuqe”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka mbajtur një konferencë për media së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Kryetari i PDK’së ka kritikuar qeverinë e Avdullah Hotit duke e qujtur “të lodhët” përshkak të mungesës së numrave në Kuvend për votimin e ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Gazeta Express.

“Kryeministri e di se nuk ka numra dhe tenton të kalojë diçka shihet se sa është kjo qeveri e lodhët dhe e papërgjegjshme. PDK është e gatshme të kontribuojë në ligjin për Rimëkëmbjes Ekonomike. Ju e keni parë se kryeministri dhe qeveria nuk ka gatishmëri për qytetarët, janë me qindra mijëra familje nga sektori privat që presin ndihmën e shtetit dhe kjo nuk po ndodhë sepse kryeministri mendon se vetëm ai ka të drejtë dhe i ka bllokuar bizneset”, ka thënë Veseli.

ARKATANA

Ai ka folur edhe për “vijat e kuqe” për të cilat kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka deklaruar se i ka hequr për Partinë Demokratike të Kosovës.

Veseli tha se asnjëherë nuk do të vë vija të kuqe për dikë dhe gjithmonë ka qenë kundër tyre.

“Unë nuk di se cili është pozicioni i tjerëve por në politikë kam kërkuar që të mos ketë vija të kuqe .Nuk i takoj një kontigjenti të tillë dhe mendoj se edhe fitorja në zgjedhje duhet të jetë e ndershme. Sido që të jetë mua nuk më përkon kjo pyetje sepse unë nuk kam bërë vija të kuqe dhe mendoj se asnjëherë nuk duhet të vendosen vijat e kuqe”, ka thënë Veseli./Expres

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.